Në një intervistë për RTV Ora, Dardan Molliqaj, kryetari PSD-së në Kosovë u shpreh se në zgjedhje regjimi i vjetër mori një ndëshkim me votë.

Molliqaj tha se e shohim me shqetësim qeverisjen e Kurtit, pasi sipas tij, ka qasje populiste me një mendësi deri diku totalitare.

Molliqaj: Në Kosovë është kaluar nga një regjim i vjetër kleptoman me qasje neoliberaliste dhe korrupsion i thellë dhe për ne ishte një lajm i mirë që ky model mori një ndëshkim me votë. Jemi të shqetësuar dhe kemi ngritur alarmin se shteti i ri që ka ardhur ka qasje populiste me një mendësi deri diku totalitare, dhe paraqet një rrezikshmëri më të madhe se sa ai që ishte. Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje ka një ngjashmëri me sundimin e sovjetëve para 100 vitesh. Tani kemi në pusht etnjë parti që shkon drejt modelit parti-shtet.

Partia në pushtet e ka marrë shtetin duke kontrolluar tri institucionet e shtetit në vend që duhet të jenë në dorën e një njeriu. Sikurse është parë, ai, sikurse ka ndodhur në Rusi e Turqi kanë ndryshuar sistemin zgjedhor për ta përshtatur. Kur ka një tendencë të tillë përqendrohet në mënyrë absolute pushteti dhe këtë Kurti e ka bërë duke shantazhuar opozitën dhe ka blerë 4 deputetë. Nuk ka ardhur nga pakënaqësia kjo gjë, por ka ndodhur kalimi brenda ditës. Elementi popullist dhe metoda autoritare për vendosjen e pushtetit me çdo kush, bëri që të përqendrohet në një dorë pushteti.

Molliqaj shtoi se herë të parë në Kosovë një parti që fiton si e majtë, po është i vetmi vend në rajon që nuk ka devident.

Molliqaj: Ne kemi për herë të parë në Kosovë një parti që fiton si e majtë. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka devident. Taksa mund të llogaritet si e sheshtë dhe qeveria Kurti e kishte në program taksën progresive dhe devidentit, sot ka hequr dorë nga ato. 4 ministra të linjës së ekonomisë janë shpallur si të djathtë. Kjo nuk ka ardhur si nevojë e koalicionit, por ka vendosur ministra të djathtë. Dallimi mes regjimit të vjetër dhe kësaj qeveri është se pushteti aktual është më efikas.