Moderatori Bledi Straksha ka bërë testin e Covid-19 dhe ka rezultuar se është pozitiv. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një foto në “Instagram”, ku shkruan se pavarësisht se ka qenë shumë i kujdesshëm, ai sërish është infektuar. Madje ai i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes.

 “Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, ka shkruar Bledi.