Ka startuar mbrëmjen e sotme, në këtë fillim vitit (2 janar 2021) formati më i ri televiziv në ekranin gjeneralist të RTV Ora, EXPULS, një program nga Ronaldo Sharka.

E ftuara e parë dhe speciale e kesaj puntate e mbushur me surpriza dhe emocione, ishte ministrja e njohur Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka, nëse në një botë paralele, mund të ishte Angela Merkel në Gjermani.

“Nga Grida Duma tek zonja Merkel? Më erdhi papritur, nuk e prisja.  Merkeli është një legjendë në politikë. Siç ishte legjendë Margaret Thatcher. Ato janë përtej të qenurit gra në politikë, po t’i krahasosh me shumë lidera në botë? Pavareisht gjinisë, janë ndër më të mirat. Ne kemi këtë pjesën tonë këtu, dhe duhet të bëjmë politikë për këtë lloj vendi. Sigurisht unë kam frymëzimet e mia, nuk tentoj të kopjoj  një model por frymëzohem nga ta”- u shpreh Spiropali ndër të tjera.

Ndiqni intervisten e plotë për më tepër: