Meli Santa është një modele seksi 24-vjeçare e cila ndiqet në “Instagram” nga 400,00 njerëz.

Ajo njihet për format e saj bombastike dhe për ekspozimin e tyre në rrjetet sociale. Në një intervistë për “Daily Star”, ajo është shprehur se i ardhuron operacionet plastike. Modelja ka bërë ndërhyrje në të pasmet e saj, tek gjoksi, në hundë dhe buzët i ka fryrë me silikon.

Pavarësisht gjithë këtyre ndërhyrjeve, ajo dëshiron të bëjë sërish. Synimi i saj është që të rrisë më shumë të pasmet e saj, por me shumë kirurgë kozmetikë që është konsultuar, nuk pranojnë ta kryejnë këtë operacion.

 “Unë jam në një mision për t’i rritur ato. Të pasmet e mia duken shumë të natyrshme tani, por preferoj një pamje artificiale kështu që dua që implantet t’i zgjerojnë edhe më shumë. Unë do të bëj operacione derisa të marr rezultatin që dua”, është shprehur modelja.

Meli shprehet se është shumë e vendosur për këtë vendim dhe është e gatshme të paguajë edhe shifra marramëendëse nëse një kirurg i mirë e merr përsipër oeracionin.

 “Unë do të paguaj 50,000 dollarë për çdo kirurg të njohur që do të përmbushë dëshirën time,” ka përfunduar ajo.