Mobilimi i një shtëpie mund të kushtojë sa gjysma e çmimit të saj, 4 këshillat e interior designer

Mobilimi i një shtëpie mund të kushtojë sa gjysma e

Në “Ditë e Re” ishin të ftuar sot  arkitektët Gentiana Dikellari e Jona Demneri si dhe Behat Sinemati inxhinier i përpunimit të drurit. 

Ata diskutuan  mbi interior designer dhe trendet e fundit të arredimit

Koncepti i interior designer po merr një zhvillim të shpejt dhe kërkesa po rritet dita ditës edhe më shume. Por të marrësh një interor designer mund edhe të kushtojë.

Gjatë diskutimit në studio ata treguan sesa shpenzojnë Shqiptarët për mobilimin e brendshëm të shtëpisë së tyre.

"Shqiptarët e duan të bukurën, e duan komoditetin dhe shumica e tyre shpenzojnë mjaftueshëm për të mobiluar shtëpinë"- tha inxhinieri Sinemati.

Arkitektja Demneri tha: Mobilimi i një shtëpie mund të kushtojë  minimalisht sa gjysma e çmimit të një shtëpie.

•Po ashtu ata dhanë disa këshilla mbi trendet e fundit.

-Fokusohuni më shumë tek mobiliet që kanë fines dhe tek stilet minimaliste.

-Mos u fokusoni vetëm tek mobiliet po tek hapësira e shtëpisë. Tek muret, tavani, ngjyra e tyre.

-Mundësoni sa më shumë ndriçim natyral, duke vënë perde të tejdukshme.

- Po ashtu mobiliet që do të zgjidhni mundësisht të kenë ndriçim në përbërjen e tyre.

EMISIONET