Ky motor uji që kryen manovra të rrezikshme u filmua nga kamera e Ora Neës në bregdetin e Shëngjinit këtë të premte.

Vdekja  tragjike e 17 vjeçares gjatë xhiros me motor uji në plazhin e Velipojës duhet të shërbente si kambanë alarmi për autoritetet dhe ata që i përdorin këto mjete.

Por kjo duket se nuk ka ndodhur.

Pamje të tilla konstaton çdo ditë përgjatë vijës bregdetare nga zona e Kunes deri te Rana e Hedhun ku një i ri u plagos disa ditë më parë.

Por fatmirësisht mjetet e lundrimit lëvizin larg pushuesve, kjo dhe falë sinjalistikës së vendosur ta paktën në pjesën e qendrës së plazhit ku është edhe frekuentimi më i lartë i bregdetit.

“Kanë ato lëvizjet e veta, kështu afër jo.”

Stacionet e motorëve të ujit në Vlorë janë pranë plazheve ashtuquajtura të Luksit, Dhërmi, Himarë, Drimadhes, ndërsa janë shtuar gomonet dhe skafet në funksion të turizmit.

Edhe aty nuk mungojnë rastet e shfaqjeve ne det.

Plazhet janë të ndara me sinjalistikë, në pjesën më të madhe, por sërish pushuesit thonë se ka raste kur rrezikojnë seriozisht.

“Në ujë na erdhën dallgë, se kalojnë pa kriter.”

“Janë të rrezikshme se kalojnë afër.”

Ata që skafet i kanë vendosur në shërbim të turistëve thonë se veprojnë duke respektuar rreptësisht rregullat e forta të lëvizjes në det.

“Mjetet tona janë shumë të sigurta, janë të kualiduara.”

Pas ngjarjes tragjike të 17-vjeçares, motorët e ujit në Velipojë janë ndaluar të dalin në det deri në verifikimin e dokumentacionit.

Por veç kontrolleve të zakonshme, në të gjithë bregdetin nuk pati angazhim të shtuar nga agjencitë për të verifikuar respektimin e rregullave të lëvizjes së mjeteve ujore që në vazhdimësi kanë shkaktuar ngjarje të rënda në brigjet shqiptare.