Mjetet e transportit publik vatër infeksioni, gjoba deri në 25 mijë euro

Mjetet e transportit publik vatër infeksioni, gjoba deri në 25

Mjetet e transportit publik javë vatra të rrezikshme infekimi nga pandemia.

Autoritetet policore italiane në mbrojtje të shëndetit publik kanë zhvilluar në nivel kombëtar kontrolle në mjetet e transportit publik për të verifikuar nëse respektohen në to masat kundër infektimit nga pandemia.

Gjatë ditëve të fundit janë kontrolluar 693 mjete të transportit publike, autobusë urbanë, metro, trena, stacione ndalimi, salla pritje, bileteri, autobusë shkollorë e në 65 prej tyre janë shfaqur parregullësi si në higjienë, dezinfektim, informacion mbi pandeminë, mosrespektim i numrit maksimal të lejuar për të udhëtuar etj.

Janë denoncuar tek autoritetet gjyqësore katër përgjegjës të agjensive të transportit e janë gjobitur 62 operatorë e përgjegjës të linjave të transportit për parregullësi adminisrative me gjobë deri në 25 mijë euro.

Gjithashtu janë kryer 756 tampone të sipërfaqeve në mjetet e transportit e në stacionet e autobusëve, metrove e hekurudhave, e janë verifikuar 32 rezultate pozitive infektimi nga Covid.

Dhe pse tamponët pozitivë nuk vërtetojnë efikasitetin e fuqinë e përhapjes së virusit tek pasagjerët, është mëse e qartë se në këto mjetet transporti kanë tranzituar persona të infektuar nga pandemia, duke u bërë kështu një hallkë e përhapjes së virusit dhe tek personat e tjerë që kanë udhëtuar me ta ose në të njëjtin mjet ku kanë udhëtuar më parë personat e infektuar.

11 tampone pozitive janë gjetur në mjetet e transportit publik të kryeqytetit italian Romë, 10 në Latina, 9 në Viterbo, 1 në Milano, 1 në Livorno, 1 në Catanzaro etj.

Autoritetet policore italiane të Mbrojtjes së Shëndetit Publik informojnë se do të vazhdojnë të kryejnë rregullisht tamponë e kontrolle në transportin publik në nivel kombëtar.

EMISIONET