Kryeministri, Edi Rama, është i bindur se procesi i rindërtimit nuk do të mund të vijojë pa dhe PS.

Kjo është një tjetër arsye pse ai u kërkon shqiptarëve votën për mandatin e tretë në 25 prill.

Sipas tij, kundërshtari i tij politik Lulzim Basha nuk mund të jetë kudo i gjindshëm pranë njerëzve si ai.

Rama: Kur njerëzit ishin në rrugë dhe ne ishim ditë natë me ta për të bërë sistemimin e parë, a ka njeri që mendon që nëse ajo fatkeqësi bie në tre të natës mund ta gjejë apo ta zgjojë Lulzim Bashën, a ka njeri që mendon se Basha ka fuqi që të lërë gjumin dhe të shfaqet jo vetëm për të dalë në TV por për të qenë aty deri kur familja e fundit të strehohet, a ka njeri që ku proces mund të shkojë përpara dhe të ketë sukses nëse në 25 prill, filli i këtij procesi këputet, dhe nëse fatet e vendit bien në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimet që kanë bërë, është shumë e lehtë të ndërtojmë një ekran ku figurat e tyre bashkangjiten në harmoni me shkatërrime, me situata rrënimi të vazhdueshëm ndërkohë që nëse pyesim veten, çfarë garancie kanë dhënë, për t’iu besuar ecurinë deri në fund të këtij procesi transformimi, ku ne po dalim më të fort, ku çdo familje e goditur po del më e fortë, është e pamundur.

Për të kuptuar diferencën me PS-së dhe PD-së, Rama  dha këtë shembull.

Rama: Më lejoni t’u them atyre që janë të pavendosur, apo e shohin këtë proces me fytyrën e anësisë politike. Nëse ke nevojë për një mjek se ke një urgjencë dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e ndërsa aty pranë ke një veteriner që i përket partisë tuaj, kë do merrnit, mjekun apo veterinerit. Tifozllëku na ka mbajtur mbrapa për një kohë shumë të gjatë, ky tifozllëk mund të na japë mundësinë për Shqipërinë që duam”, tha Rama.