Sipas deklaratës të bërë nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump nuk rrezikon të transmetojë Covid-19 tek të tjerët.

Pas qëndrimit tre ditor në spital pati shqetësime se Trump mund të infektonte të tjerë.

Mirëpo, në anën tjetër Conleyt në deklaratën e tij nuk thotë që presidenti amerikan ka rezultuar negativ në testin e Covid-19.

Trump në më pak se një muaj do të përballet me kundërshtarin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.

Gjatë ditës së djeshme u raportua që debati i dytë presidencial ishte anuluar zyrtarisht, bazuar në deklaratën e komisionit jopartiak për Debatet Presidenciale, ku thuhej se aktiviteti i 15 tetorit nuk do të mbahej.