I gjendur në vijën e parë të betejës prej disa muajsh, një mjek në Indi është bërë i njohur në të gjithë botën, nëpërmjet këtij kërcimi, që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Arup Senapati punon si doktor i pacientëve të prekur me covid në shtetin veri-lindor indian i Assam. Për të sjellë sado pak gëzim për ta, mjeku vendosi të kërcejë në një numër të njohur Bollyëood. Videoja e tij tani është bërë virale, me më shumë se 5.3 milion shikime në Twitter.

Kërcimi i mjekut është përshëndetur madje edhe nga aktori I famshëm Hollywood-it Hrithik Roshan. Dr Senapati thotë se përpjekja e tij modeste ishte të bënte pacientët e tij të qeshnin dhe se kurrë nuk e imagjinonte që videoja e tij do të arrinte tek kaq shumë njerëz.

Disa muaj më parë, në nisje të pandemisë, një këngë këshilluese për koronavirusin e krijuar nga dy të rinj vietnamezë u bë virale pas publikimit në rrjetin social TikTok. 

Ishin vetë mjekët që e bënë këtë kërcim, me qëllim që të mesazhi të arrinte deri tek të rinjtë, si një mënyrë për parandalimin e përhapjes së covid 19.