Dhënia me koncesion e laboratorëve brenda QSUT ka ndezur një debat të ri mes specialistëve të fushës por edhe qeverisë.

Profesori i njohur Genc Sulçebe i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meço dha një përgjigje shteruese për këtë çështje.

Genc Sulçebe: “Fokusimi në studimet imunologjike të pëprgjigjes imunitare janë të domosdoshme. Ne kemi bërë një studim në shërbimin tonë me Akademinë e Shkencave ku pamë për herë të parë se sa ishte prevalence e infeksionit në antitrupa, tani ky studim duhet të vazhdojë edhe më tej. Duhen bërë dhe studime të tjera se nuk mjaftojnë vetëm antitrupat për të studiuar sëmundjen imunitare duhen studiuar dhe qelizat. Ka shumë aspekte të sëmundjeve imunitare që duhen studiuar në mes të këtë Pandemi. Laboratori, shërbimet e imunologjiqë e ka kapur koncesionari me disa ekzaminime, rreth 10 ekzaminime që i ka marrë kjoncesionar. Kemi kërkuar që dakort, koncesionari le ti bëjë ato ekzaminime në laboratorë që i ka marrë në koncesion. Ai ka marrë me koncesion në QSUT laboratorin mikrobiologjidhe laboratorin biokimik I ka marrë me sipërfaqet përkatëse 500 dhe 600 metra . Për laboratorin imunologjik ai nuk ka përcaktuar sipërfaqe të vecantë dhe ne kemi kërkuar që ato ti bëjmë ne. Por ai nuk ka pranuar dhe ka vendosur që këto të bëhen në atë sipërfaqe. Ne kërkojmë që këto asete që kemi në laboratorin tonë universitar që të jenë në dispozicion në fushën e Covidit dhe Akademia e SHkencave ëhstë angazhuar seriozisht në mbështetje të kësaj. Ne duam thjehst të vazhdojmë punën tonë studimore dhe kërkimore në shërbim të popullsisë, në shërbim të interest të studimit të sëmundjeve imunitare”.