“Ky nuk është një trillim fantastiko-shkencor,  të gjithë duhet të kemi frikë. Ebola ishte e panjohur. Covid-i ishte i panjohur. Tani ne duhet të kemi frikë edhe nga sëmundjen e tjera” – thotë Dr. Dadin Bonkole .

Njerëzimi përballet me një numër të panjohur të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale të Afrikës, sipas profesorit Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola në 1976 dhe që prej asaj kohe ka qenë në vijën e parë të kërkimit të patogjenëve të rinj.

Ne jetojmë në një botë ku patogjenë të rinj mund të shfaqen në çdo moment. Dhe kjo përbën një kërcënim për njerëzimin”, shprehet ai për CNN.

Si një studiues i ri, Muyembe mori mostrat e para të gjakut nga viktimat e një sëmundjeje misterioze që shkaktoi hemorragji dhe vrau rreth 88% të pacientëve dhe 80% të stafit të cilët ishin duke punuar në Spitalin e Misionit Yambuku kur sëmundja u zbulua për herë të parë.

Tani perëndimit, vazhdon gjiganti mediatik amerikan, do t’i duhet të mbështetet te shkencëtarët afrikanë në Kongo e gjetkë, për të vepruar si roje të cilët të lëshojnë alarmin për sëmundje të ardhshme.