Tani që  Europa po përballet me frikën ndaj mutacionit të ri që ka pësuar Covid-19  Eksperti i Shëndetit Publik , Erion Dasho, në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora  u shpreh se e sheh më shumë si politikë sesa shkencore.

Sipas Dashos mbi këtë ndryshim që ka pësuar virusi është ende shpejt për të folur pasi shkencëtarët ende nuk kanë përfunduar studimet e tyre për të dalë në një konkluzion të saktë.

Ai shton se gjithë ky panik është i panevojshëm dhe dëmi që mund të shkaktojë ky interpretim jo-shkencor i këtyre fakteve në prag të vaksinimit që për momentin është përgjigjja kyçe ndaj SARS-COV2.

Nuk është hera e parë që kur informacionet përpunohen nga politikanët dhe kjo ndodhi  në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, aty një diskutim që ishte në nivel shkencëtarësh dhe kërkuesish kaloi në politikë dhe u transformua. Në Britaninë e Madhe kemi një ndryshim ashtu si dhjetra ndryshime të tjera të virusit SARS-COV2 , ndoshta pak më i avancuar se ndryshimet e tjera, por është thjesht një nga ndryshimet e shumta që virusi ka pësuar. Ky ndryshim prej kohësh është në studim dhe ende nuk ka përfundime të sakta se besohet dhe ka një dyshim që mund të përhapet më shpejt se virusi që ekzistonte deri para shfaqjes së këtij virusi të dytë.

Ende nuk është vërtetuar, ai përqindëshi është thjesht një shifër spekulative. Lidhet më tepër me faktin se aty ku u zbulua ky mutacion ka dhe një përhapje më të madhe të Covid-19. Nuk dihet nëse mutacioni mund të ketë ndodhur  pikërisht se kemi një situatë epidemiologjike më të rëndë se në vendet e tjera, pra askush nuk mund ta thotë nëse kemi më shumë raste për shkak të mutacionit apo mutacioni u shfaq sepse kemi më shumë raste.

Në këto kushte këto janë ende në studim nga Komuniteti Shkencor në Britaninë e Madhe dhe rekomandimi ishte për të patur kujdes sepse ky mutacion mundet që të jetë ashtu sikurse shumë mutacione të tjera që janë shfaqur që të jetë më i dobët ose mund të shfaqet të manifestohet me klinik më pak të rëndë, më pak rrezik për të zhvilluar forma komplekse të sëmundjes apo për të humbur jetën.

Është një nga ata faktorët që mund të ndryshojë lojën, është një faktor që mund të ketë edhe ulje me efektivitetin e vaksinës  që mos të ketë asnjë lloj efekti. Ky ishte në studim e sipër por ndodhi përfshirja e politikës dhe natyrisht masat ishin disi të justifikueshme pasi kemi një rrezik të ri dhe reagojmë ndaj këtij rreziku të ri me disa masa shtesë. Por, ajo që nuk justifikohet është paniku  i panevojshëm dhe dëmi që mund të shkaktojë ky interpretim jo-shkencor i këtyre fakteve dhe këtyre të dhënave në reagimin ndaj vaksinimit që për momentin është përgjigjja kyçe ndaj SARS-COV2.”

Dasho kujtoi se situata të tilla ka pasur edhe më herët në rastin e Ibubrofenit për përdorimin apo jo të saj, apo Klorokinës të cilët presidenti Trump e pati prezantuar si “zgjidhjen magjike” ndaj Covid.

Nuk është hera e parë kur përfshihet politikia në dhënien e infromacioneve që kërto informacione keqinterpretohen dhe shkaktojnë panik. Ka qenë Ministri i qeverisë franceze ku në fillim filloi të fliste për medikamentet, filloi të fliste për Ibubrofenin dhe se si ky medikament duhej dhe nuk duhej të përdorej. 

Pastaj foli presidenti Trump për Klorokinën pra gjatë gjithë kohës që politika dhe politikanët e veçantë që janë përfshirë në debatin shkencor rreth Covidit në pjesëm më të madhe të rasteve kanë shkaktuar keqinformim dhe kanë shkaktuar dëme

Lexo edhe: Covid-19, Dasho: Nëse nuk do të kishim kufizime, situata në janar do të ishte më e rënduar