Mjeku Koni: Nuk e dimë se kur ka qenë piku i pandemisë, kemi pasur mangësi në lidhje me testimet

Mjeku Koni: Nuk e dimë se kur ka qenë piku i pandemisë, kemi

Për mjekun urolog, Artan Koni, nuk mund të përcaktohet se kur ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.

I ftuar në ''RTV Ora'', ai tha se kjo është për shkak se që në fillim kemi pasur mangësi në lidhje me testimet.

Artan Koni: ''Nuk di të them me siguri sepse duke pasur mangësi që në fillim përsa i përket testimit, asnjëherë nuk e kemi ditur se kur ka qenë piku. Teorikisht ose logjikisht, pamë që Europa e kishte deri në muajin prill, pastaj filloi rënia. Te ne është e kundërta. Deri në muajin prill ishim shumë në rregull, pastaj pas prillit filloi një rritje galopante që nuk po e kuptoj. Nuk besoj se virusi pasi kalon detin, bëhet më shumë agresiv në Shqipëri dhe në Itali ndodh ndryshe.''

Sipas Konit, teza se virusi e humbet agresivitetin me ardhjen e stinës së verës qëndronm, por se në vend kjo nuk po funksionon.

Për mjekun, kjo ka ndodhur për shkak se nuk kemi pasur tablo të qartë për shkak të numrit të ulët të testimeve, ose ka qenë një strategji për imunitetin e tufës.

Artan Koni: ''Ajo tezë qëndron, por nuk ka ndodhur te ky 2 milionëshi i shqiptarëve, por te 60 milion italianë ka ndodhur. Në të gjithë botën kemi kërkime shkencore që virusit i ka rënë virulenca,  dhe agresiviteti. Nuk do të thotë se këtu kemi një koronavirus më agresiv, është po i njëjti virus. Do të thotë që ne ose nuk kemi pasur një tablo të qartë në muajt mars dhe prill për shkak të numrit të ulët të testimeve, ose një strategji, imuniteti i turmës.''

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Sociale Artan Koni piku i pandemise

EMISIONET