Mjeku endokrinolog Gerond Husi i cili po kurohet nga Covid në një spital në Stamboll është në gjëndje jo të mirë shëndetësore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë mjeku, Pëllumb Pipero pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në Facebook ku gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe lajmin që Husi ka ndërruar jetë.

Sapo lexova ne nje portal nje lajm JO TE VERTETE,per fat te mire, per Dr Gerond Husi, endokrinologun tone te talentuar, i cili po perballet me Covd 19 ne Spitalin Medical Park ne Stamboll!

Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale!

Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!

Me kete rast do ju lutesha te gjitha mediave, vecanerisht portaleve, te verifikojne cdo informacion ne burim me qellimin e mire per te mos publikuar lajme jo te verteta!“- shkruan ai.