Mjeku Allkja: Mediat duhet të ishin të lira të verifikonin gjendjen në spitale, jo të serviren pamje me regji të ERTV

Mjeku Allkja: Mediat duhet të ishin të lira të verifikonin

Mjeku Ilir Allkja, në një lidhje direkte në Skype për Ora News  u shpreh se  qytetarët nuk shkojnë nëpër spitale sepse kanë humbur besimin te sistemi jo te mjekët

Ilir Allkja për Ora News: Unë kam vizituar dhjetëra të sëmurë në shtëpi që kanë nevojë për shërbim spitalor por refuzojnë. Refuzojnë se kanë dëgjuar që janë 3-4 veta në një dhomë. Arsye tjetër legjenda urbane ku nuk ka shërbim që infermieri nuk të vjen as mjeku thjesht të shohin njëherë në 6 orë.  Mjekët dhe infermierët dhe gjithë stafi po bëjnë gjithçka në shërbim të të sëmurëve. Nuk është faji i mjekëve që mund të jenë 3-4 veta në dhomë, është faji i politikave jo të duhura për të siguruar kushtet e nevojshme.

Ai u shpreh se mediat duhet të kishin lirinë për të pasqyruar realitetin në spitale dhe jo të serviren pamje me regji të ERTV

Ilir Allkja për Ora News: Qytetarët nuk kanë humbur besimin ndaj mjekëve por kanë humbur besimin ndaj sistemit se dhe në shtëpi nga mjekë po kurohen. Këtë pjesë e ka dëmtuar dhe pjesa e transparencës. Mediat duhet të ishin të lira të verifikonin, të hynte sa herë që ushte e nevojshme në pavionin që komuniteti të shikonte lirshëm sesi trajtohen të sëmurët dhe jo ti serviren pamje me regji të ERTV që tregon shërbim me 5 yje. Mjafton  deklarata e kryeministri që Shqipëria ka të njëjtin nivel që të bën të humbësh besimin. Ne duhet ta paraqesim gjendjen siç është.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P

Vendi Lajme Aktualitet ilir allkja spitalet mediat te verifikojne

EMISIONET