I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se PCR-ja është mjaft e rëndësishme për izolimin dhe kapjen e rasteve asimptomatikë.

Ilir Alimehmeti: PCR-ja është mjaft e rëndësishme për izolimin dhe kapjen e rasteve asimptomatikë. Por mjeku nuk bazohet vetëm te PCR, pasi kuron simptomat e pacientit.

Ne kemi 90% të rasteve në vend janë asimptomatikë që nuk kërkojnë vëmendje apo trajtim e analiza të tjera. Pjesa tjetër kërkon trajtim dhe gjurmim pasi shfaqin simptoma.