Në një lidhje Skype në “360gradë” me Artur Zhejin në RTV Ora, mjekja Rubina Muzina u shpreh se informacioni i një pacienti nuk duhet bërë publik, pasi mund të shkohet deri në burg për dhunimin e privatësisë.

Rubina Muzina:” Informacioni i një pacienti nuk duhet bërë publik. Nëse unë do të isha mjekja e Budinës, do të isha pushuar nga puna dhe spitali im do ta kishe humbur mbrojtjen e publike. 

Drejtori i spitalit do të kishte shkuar deri në burg. Janë ligje që mbrojnë privatësinë e një personi. Ne nuk japim të dhënat që janë specifike.