Lejohet fluturimi i Navalnyt në Gjermani, dyshohet se kreu i opozitës ruse u helmua udhëtonte me avion

Lejohet fluturimi i Navalnyt në Gjermani, dyshohet se kreu i opozitës

Pas presionit ndërkombëtar, mjekët rusë lejuan transportimin e kreut të opozitës Alexei Navalny në Gjermani për kurim. Ai dyshohet se u helmua ndërsa udhëtonte me avion. Navalny është një prej aktivistëve më të zëshëm kundër korrupsionit dhe një kritik i presidentit Vladimir Putin. 

Pas presionit ndërkombëtar, mjekët rusë që trajtojnë kreun e opozitës dhe kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, ndërruan mendje dhe rënë dakord ta lejojnë atë të transponohet me avion sanitar drejt Gjermanisë.

Më parë mjekët e qytetit siberian Omsk, insistuan se Navalny ishte shumë i sëmurë për t'u shpërngulur. Përkrahësit e tij dyshojnë se Navalny u helmua dhe akuzojnë autoritetet se po përpiqen ta fshehin krimin.

"Gjendja e pacientit është e qëndrueshme," citua mjeku Anatoly Kalinichenko nga agjensia e lajmeve Interfax.

Më herët ekipi i zotit Navalny tha se qëndrimi në spitalin siberian do të ishte "vdekjeprurëse".

Nga Gjermania udhëtuan edhe mjekë për të parë gjendjen shëndetësore të kreut të opozitës ruse dhe pas këmbënguljes së tyre mundën ta vizitojnë.

Mjekët Omsk thanë më herët se në trupin e aktivistit dhe opozitarit nuk ishte gjetur asnjë gjurmë helmi, ndonëse zyrtarët shëndetësorë treguan se në lëkurën dhe flokët e tij ishin gjetur gjurmë të një lënde kimike industriale.

Mjekët përcaktuan të premten një diagnozë paraprake dhe thanë se Navalny, që tashmë ndodhet në koma, vuan nga një "çrregullim metabolik" shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.

Nga Franca, presidenti Emanuel Makron kërkoi hetim të ngjarjes dhe propozoi kurimin e Nalvanit, përpos azilit politik dhe mbrojtjes. Të njëjtën gjë ofroi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeopozitari njihet në publikun vendës për denoncimin e autoritarizmit, manipulimet në zgjedhje dhe për zbulimin e rasteve të korrupsionit mes njerëzve të ngushtë të presidentit Valdimir Putin.

Ai është burgosur disa herë nga autoritetet dhe për shkak të kësaj të kaluare penale i është refuzuar kandidimi për president.

Bota Lajme Europa gjermani putin trajtim kritik mjeket ruse

EMISIONET