Psikologët japin alarmin për efektet negative që po jep pandemia tek adoleshentët dhe të rinjtë.

Sipas tyre largimi fizikisht nga shkolla I ka bërë të rinjtë më asocialë.

Psikologia Meixhi Jakupaj thotë se efekte anësore kanë shfaqur edhe të rinjtë të cilët humbën punën gjatë periudhës së izolimit.

“Po disa prej tyre humbën edhe punën. Kjo ka qenë një stres më vete, të rinjtë nuk ka ditur se çfarë të bëjnë, ndonjëherë janë ndjerë të pamotivuar.”

Veç problemeve sociale, pandemia ka ndikuar negativisht edhe në shëndetin mendor tek të rinjtë që janë përballur me virusin.

Psikiatrja, Arjana Rreli, tregon se më shumë te kjo grupmosh vihet re shtimi i stresit dhe ankthit.

“Infektimi me koronavirus prek edhe sistemin nervor qëndror. Mund të çoj në ankth, dhe atak paniku por edhe në çrregullime humori”.

Simptomat më të shpeshta janë problemet në frymëmarrje, djersitja dhe shpërqëndrimi që më pas mund të sjellë edhe probleme me memorjen.

“Nganjëherë ka marrje mendsh, ka shpërqendrim, ka tensionim e brendshëm, ka djersitje.”

Javët e fundit është konstatuar një shtim i numrit të të rinjve të infektuar me koronavirus, që sipas ekspertëve lidhet edhe me mutacionet e virusit që përhapet më lehtë dhe prek të gjitha moshat.