Mjekët në takimin me Bashën: Qeveria fsheh vdekjet nga Covid, medikamentet vetëm në tregun e zi

Mjekët në takimin me Bashën: Qeveria fsheh vdekjet nga Covid,

Ilaçe në treg të zi dhe pa rimbursim, testtime në privat pasi shteti nuk ka kapacitete, spitalet pa protokoll mbrojtës për mjekët, e për pasojë Shqipëria shënon rekord vdekjesh te bluzat e bardha.

Ato që nuk raportohen në buletinin zyrtar të autoriteteve të shëndetësisë për situatën me Covid u thanë në një tjetër tryezë.

Ekspertë shëndetësorë brenda sistemit shtetëror  dhe jashtë tij i paraqitën liderit të opozitës të dhënat që ata kanë konstatuar që nga nisja e pandemisë e deri sot.

" Shumë prej medikamenteve dhe nidhmave janë në treg të zi dhe nuk kanë një faturim ato, shumë nga ndihmat merren ndihmë infermierore në shtëpi. Janë sa e sa qytetarë që shpenzojnë nga këto lekët".

Denoncimi i mëhershëm i demokratëve për fshehje nga qeveria të numrit të vdekjeve nga Covid është mbështetur dhe nga mjekët.

"Vendi i tretë për vdekshmëri shtesë, indikatorë më të dhimbshëm se vdekja nuk ka. Kjo katastrofë, këto mijëra vdekje nuk mund të kalojnë pa ndëshkuar".

"Kemi numrin më të lartë të humbjeve të jetëve të mjekëve në të gjithë Europën."

"Jemi në një javë ku duket se po thejmë një numër të rëndësishëm rekordesh sai i përket numrit të vdekjeve, moshës mesatare të vdekjeve, numrit të të infektuarve."

Fshehja e statistikave, sipas Bashës,  përbën vepër penale, ndaj dhe kërkon ndëshkimin e përgjegjësve.

"Fshehja e fakteve është bërë me qëllim për të fshehur dështimin total në marrjen e masave adekuate. Nuk janë numra këto 6000 vdekje shtesë që u detyrua më në fund ti publikonte dhe INSTAT."

Opozita por edhe mjekë jashtë sistemit shtetëror shëndetësor prej kohësh kanë paraqitur rekomandime për përballimin e situatës por ata janë refuzuar në mënyrë sistematike nga qeveria.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Politikë basha me mjeket

EMISIONET