Në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, është duke u diskutuar në lidhje me koronavriusin.

Mjekët Arben Pilaca dhe Arben Gjata kanë folur për vaksinën dhe kur pritet ajo që të të vijë në vendin tonë.

Pilaca: Nëse në janar nis shpërndarja e vaksinës në SHBA, në Gjermani në Shqipëri unë e pres nga marsi 2021. Nëse vjen në mars është lajm i mirë.

Gjata: Kompania Pfizer ka thënë se do të prodhojë deri në fund të 2021 1.3 miliardë vaksina, popullsia e botës është 11 miliardë, unë shpresoj që të ketë edhe vaksina të tjera. Shqipëria ka bërë diçka të zgjuar, ka parapaguar për vaksinën. Pra, ne e kemi të sigurte vaksinën që në fazën e parë, të paktën për grupet e riskut, mjekët, mësuesit dhe të moshuarit.