Kryeministri Edi Rama e konfirmoi edhe këtë të diel vendimin për ta bërë me detyrim përdorimin e maskës edhe në ambiente të hapura, por ekspertë të shëndetësie dhe qytetarët shprehen kundër këtij vendimi. Specialistët e shëndetit publik thonë se kjo është një strategji jo efikase, ndërsa pohojnë se theksi duhet të vendoset tek hetimi epidemiologjik, gjurmimi i virusit dhe ndërgjegjësimi duke shmangur penalizimet e panevojshme të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë të dielën vendimin për mbajtjen e detyruar të maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Por një vendim i tillë i deklaruar edhe një ditë më parë nuk është pritur mirë nga disa ekspertë të shëndetit publik.

Mjeku Erion Dasho nuk e cilëson mbajtjen e maskës si një strategji efikase, por veç ndërgjegjësimit të qytetarëve ai sugjeron edhe më shumë testime, dhe gjurmime nga ana e institucioneve.

“Trinomi i parë është testo, gjurmo dhe trajto. Kjo ka të bëjë edhe me sjelljen e përgjegjshme të publikut.”

Vendimi i qeverisë duket se i ka ndarë edhe qytetarët në pro dhe kundër.

“Duhet të ishte bërë më parë.”

“Unë mezor marr frymë, nuk ma ka dhënë qeveria ajrin.”

“Unë maskën e mbaj gjithmonë me vete.”

Ditët në vijim do të shqyrtohet edhe protokolli për trajtimin e pacientëve me Covid, por të cilën Dasho tha se qeveria është shumë e vonuar.

“Të flasësh në tetor për protokoll, tregon se po qeverisemi për jnë administratë të paaftë se duhet të ishte përgatitur qysh në mars.”

Ky është vendimi i parë shtrëngues i cili rikthehet pasi vendi u kthye në normalitet, por një izolim i dytë i Shqipërisë është i papranueshëm nga ekspertët dhe qytetarët.

Mbajtja e maskës në ambiente të hapura mund të sjellë efekte anësore të pacientët me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Kryeministri paralajmëroi se qytetarët që do ta shkelin këtë rregull do të gjobiten dhe detyrimi do tu pasqyrohet në faturën e dritave.