Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj për “Tempora” ka treguar se ka një mungesë protokolli në lidhje me gjendjen e krijuar pandemike.

Brahimaj ka theksuar se mjekësia nuk ngjason me mjekësinë, teksa shton se çdo sëmundje ka shmangie për veçoritë sipas çdo individi.

Brahimaj: Nuk ka protokoll të mirëfilltë për një pandemi. Latinët na kanë lënë një postulatë që thonë se “Mjekohet i sëmuri për sëmundjen që ka”.

Duke u keqkuptuar njerëzit, mendojnë që mjekësia është matematikë, por nuk është ashtu. Që ta kuptoni më mirë, po marr rastin e gripit që është sëmundje motër e Covidit. Një sportist e kalon në këmbë, ndërsa një njeri normal mund të zërë edhe krevatin, një tjetër që vuan nga një sëmundje tjetër i rrezikohet jeta.

Për ato sëmundje që ka protokolle të mirëfillta, edhe atje ka shmangie për veçoritë që ka çdo individ. Njerëzit duke dëgjuar këto, filluan të bëjnë depo ilaçesh në shtëpi duke u kuruar.