Shqipëria regjistroi një rekord infeksionesh me Covid këtë të premte,  me 289 raste të reja dhe 4 viktima.

Nga raste e reja, 34 ishin në bashkinë e Fierit dhe 19 në Vlorë.

Mësohet se në Fier të infektuarit janë një mjeke 34 vjeçe  nga Patosi që punon në urgjencën e spitalit të Fierit, një mësues në shkollën “Mustafa Matohiti”, një edukatore në kopshtin nr 4 Fier, mësues në shkollën “Perikli Ikonomi”, punonjës fasonerie, një punonjëse burgu dhe një punonjëse policie dhe pensionistë.

Ndërsa në Vlorë rastet e reja janë një sanitare pranë drejtorisë se kujdesit shëndetësor, punonjëse të Kadastrës dhe konviktit në Vlorë si dhe një punonjes i bashkisë së Selenicës. Rastet e tjera janë familjarë dhe biznes privat,