Mjegulla "pushton" Kukësin, kujdes në rrugën e Kombit

Mjegulla "pushton" Kukësin, kujdes në rrugën e Kombit

Në qytetin e Kukësit, mjegulla është pamja me të cilën zgjohen çdo mëngjes banorët,ndërsa jo rrallë herë është kthyer në shqetësim për ta.
Situata më shqetësuese është në rrugën e Kombit, aty ku dendësia e mjegullës bëhet edhe më e madhe, ndërsa qindra shoferë që kalojnë në këtë rrugë e kanë të vështirë të drejtojnë mjetin.


Nga Tuneli i Kalimashit, deri në Morinë e më pas në Prizren, rruga e Kombit është e gjitha e mbuluar me mjegull që në orët e para te mëngjesit.

Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës në këtë periudhë, ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondestimin e avujve që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend.


Autoritetet bëjnë apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes.

Vendi Lajme kukes Aktualitet fenomeni mjegulla rruga kombit

EMISIONET