Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi kreu i shtetit apelon për kapjen e trenit, i fundit sipas tij, për të kapur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Mjaft me vonesa dhe alibi”, bën thirrje presidenti Meta.

“Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë! Koha për të kapur trenin e fundit është tani!”, shkruan Meta duke shpërndarë edhe një prej thënieve lapidare të Faik Konicës.