Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë shqiptare 16-vjeçare u gjet e vdekur në një pyll.

Ngjarja ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku e mitura u gjend pa jetë pranë një kishe.

Ndërkohë, policia vendase po mundohet të zgjidhë misterin e vdekjes së 16-vjeçare shqiptares.

Policia ka marrë në pyetje motra e saj, deklaratat e së cilës mund të ndihmojnë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.
Motra pretendon se 16-vjeçarja ka dalë gjatë mesnatës me një oficer policie 27-vjeçar, të cilin ajo e kishte takuar së fundmi.

Në fakt, motra e vajzës adoleshente që u zhduk, tha që 16-vjeçarja e mori në telefon dy orë më vonë duke qarë dhe duket mjaft e shqetësuar.

“Ata dolën për herë të parë dje. Ai është shumë më i madh se ajo, ai është 27 vjeç. Ne ishin të shqetësuar, unë i thashë familjes time që motra ishte zhdukur. Ne gjithashtu i kemi thirrur policisë, u kemi thënë që ata duhet të kontrollojnë. Fajtori duhet të gjendet dhe tani hetimi për shkak të vetëvrasjes është mbyllur, ndërsa në fillim na u tha që nuk kishte arsye për vetëvrasje” – tha motra e 16-vjeçares.

16-vjeçarja u gjet e vdekur si pasojë e goditjeve në kokë dhe trup të mërkurën në mëngjes (15 korrik) nga punonjësit e pastrimit të Trikalas, në hyrje të një kishe në zonën e Ilias.

Policia po shqyrton të gjitha mundësitë, pasi nuk është provuar akoma nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje apo një veprim kriminal.

Akoma nuk dihet nëse lëndime e marra në trup kanë ardhur nga një rënie e mundshme, apo nga një person tjetër.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë pasur një rënie, por e ardhur nga një shtytje e qëllimshme.

Babai dhe motra binjake e vajzës, të cilët folën për televizionin ANT1, thanë se e përjashtonin kategorikisht skenarin e vetëvrasjes.

“Lulja ime është zhdukur, nuk mendoj se ra vetë. Dikush më thotë… Unë dua që e vërteta të gjendet…” – u shpreh babai i 16-vjeçares.

Policia ndërkohë, po kërkon materiale gjenetike dhe shenjat e gishtërinjve të së miturës, dhe mblodhi informacione që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e misterit të vdekjes së 16-vjeçarit.