Misioni historik, shpërndarja e vaksinave në 27 vendet e BE me siguri maksimale dhe fshehtësi të plotë

Misioni historik, shpërndarja e vaksinave në 27 vendet e BE me siguri

Komisioni Europian njoftoi përmes një postimi në Twitter se ka nisur sot shpërndarja e vaksinave në 27 vendet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e vaksinimit që është planifikuar të nisë me 27 dhjetor.

"Pasi të jenë paketuar me kujdes dozat e vaksinave të miratuara së fundmi kundër koronavirusit do të shpërndahen në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t'u përdorur gjatë 'Ditëve të Vaksinimit "më 27, 28 dhe 29 Dhjetor" .

Operacioni i transportimit të vaksinave Pfizer-BioNTech nga njësia e prodhimit belge në  Puurs drejt vendeve të BE-së do të kryhet nën mbikëqyrjen e lartë të policisë.

Kamionë në frigorifer të ngarkuar me grupe vaksinash largohen nga uzina e Pfizer dhe nisen nën shoqërimin e policisë në drejtime të pazbuluara. 

Media mbahet në distancë, në mënyrë që operacioni i transportimit të vaksinave kundër Covid-19 të bëhet në fshehtësi për të garantuar sigurinë maksimale.

Komisioni Evropian konfirmon që dozat e para do të jenë në dispozicion me kohë për 27 shtetet anëtare të Bashkimit për fillimin e Fushatës Evropiane të Vaksinimit në 27, 28 dhe 29 Dhjetor.

Më herët  Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës Pfizer-BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.

Bota Lajme Europa BE shperndarja e vaksinës

EMISIONET