Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe nuk kishin si të mungonin dhe urimet speciale nga aleatët tonë.

Nëpërmjet një statusi në Twitter Misioni Amerikan në NATO ka uruar Shqipërinë me një foto mjaft të veçantë.

“Sot ne bashkohemi me miqtë dhe aleatët tonë shqiptarë teksa festojnë Ditën e Flamurit! Miqësia Shqipëri-SHBA rrit sigurinë translatike dhe hap mundësi për bashkëpunim brenda NATO. #28 nëntor ” – shkruhet krah fotos ku shihen ushtarët shqiptarë dhe flamuri kuq e zi.