Brexit po jep efektet e para në jetën e përditshme të britanikëve. Një televizion holandez filmoi skenën kur oficeri doganor i konfiskohen bukën me proshutë shoferit të një kamioni që kishte ardhura nga Britania. Që prej 31 dhjetorit 2020, Britania e Madhe u nda zyrtarisht nga BE-ja. 

Një rrjet televiziv holandez arriti të filmojë çastin e sekuestrimit të ushqimit personal që kamionistët britanikë kishin me vete kur kaluan kufirin dhe hynë në Bashkimin Europian.

Zyrtarët doganorë u filmuan duke u shpjeguar shoferëve rregullat e importit të mishit dhe frutave në Bashkimin Europian.

Rregullat e reja në fuqi u ndalojnë udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së të sjellin produkte mishi apo bulmeti.

 Dhe pikërisht këto rregulla duket se e bëjnë konfuz një prej shorëve të kamionëve që qarkullojnë çdo ditë në të dy anët e kanalit britanik.

“Që prej realizimit të Brexit-it, ndaloheni që të sillini në Bashkimin Europian disa lloj ushqimesh, si për shembull mish, fruta, perime, peshk, e kështu me radhë,” thotë agjenti doganor holandez.

Në një skenë tjetër, agjenti doganor pyet shoferin nëse ka futur mish në bukët e tjera të mbështjella me letër alumin.

I çuditur, shoferi pyet nëse të paktën mund të mbajnë të paktën bukën, por oficeri i doganës ja pret shkurt: “Jo çdo gjë do të konfiskohet! Mirë se vini në Brexit zotëri, më vjen keq.”

Skena të tilla ishin paralajmëruar që përpara referendumit për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian, por pavarësisht thirrjeve qytetarët britanikë votuan në masë për t’u shkëputur nga tregu i përbashkët.

Britania e Madhe u nda formalisht nga Bashkimi Europian më 31 dhjetor 2020.

Që prej orës 23 të asaj dite, Britani ndaloi së zbatuari rregullat e tregtisë, sigurisë apo migracionit të BE-së.

Një marrëveshje tregtare mes dy palëve u arrit më 24 dhjetor 2020, dhe një javë më pas ligjvënësit britanikë e ratifikuan marrëveshjen.