Presidenti i Republikës Ilir Meta zgjedh një foto me ish deputetin Kastriot Islami për të uruar ndjekësit e tij këtë mëngjes.

“Mirëmëngjes! Me Profesor Kastriot Islamin, përherë kënaqësi të takohesh!”, shkruan mbi foto presidenti Meta.

Islami njihet si një nga themeluesit e Partisë Socialiste ndërsa më vonë pas vendosjes së Edi Ramës në krye të selisë rozë ai u angazhua si deputet me të djathtët.

Ndërsa presidenti i Republikës vijon të jetë aktiv sa i përket jetës sportive. Ai publikon herë pas here foto dhe video teksa është duke ecur në zona të ndryshme të vendit.