"Mirë je!" Rama zbulon sms që i mbërritën në telefon pasi bëri vaksinën

Në stadiumin “Air Albania” vijon sot dita e dytë e vaksinimit anticovid. Sot vaksinohen epidemiologët nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Kryeministri Edi Rama ishte sot atje për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij procesi.

Rama tregoi dhe mesazhet që i kanë mbërritur në telefon pasi ai bëri dje vaksinën.

“Çdo gjë në rregull, se unë pasi e bëra më çonin mesazh mirë je!”

Ditën e e djeshme janë bërë gjithsej 49 vaksina, mes tyre vaksinat e para i bëri Kryeministri Edi Rama dhe shefja e shërbimit infektiv Najada Çomo.

Procesi i vaksinimit zgjat rreth një orë. Personi i cili do të vaksinohet përmes koordinatorit do të paraqitet në ambjentet e stadiumit do të ulet ne karriget para vaksinimit ku do të plotësojë formularin e vaksinimit.

Në materialin informues për vaksinën thuhet se do të duhen rreth 7 ditë nga doza e dytë e vaksinimit për të krijuar mbrojtje nga virusi sars-cov2.

Vendi Edi Rama Lajme Lajmi i fundit vaksina Aktualitet vaksionet Edi Rama

EMISIONET