Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë.

Drejtuesi i një motoçiklete, 38 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka gjetur vdekjen.

“Sot, rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë, drejtuesi i  motoçikletës shtetasi Xh. N., 38 vjeç , banues në Rubik, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

(foto ilustruese)