Mazhoranca në parlament ka rrëzuar 3 dekrete të Presidentit Meta dhe ka miratuar 2 të tjera. PS dhe opozita i kanë dhënë 104 vota pro dhe 3 kundër deputetës Evis Kushit për të drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Menjëherë pas votimit ministrja e re është betuar para Presidentit Ilir Meta.

Ndërsa për të shkarkaur parardhësen e saj Besa Shahini nga ky post kanë votuar pro 106 deputetë.

Por ndryshe nga emerimi i minsitres së re të arsimit dhe shkarkimit të Besa Shahinit , mazhoranca nuk është bindur nga argumentat ligjore të Presidentit Ilir Meta.

Ligjet “Për shtetësinë”, “Për pronat e palujtshme” dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” nuk ka marrë dakordësine e PS për t’u rishqyrtuar, duke zgjedhur të rrëzojnë Metën në të tre dekretet.

Ndërsa projektrezoluta për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga këshilli i BE, ka marrë 108 vota pro dhe 2 kundër.

Parlamenti është shoqëruar me tensione mes kryetarit të Kuvendit dhe deputetit të opozitës Adriatik Alimadhi, çka ka detyruar Gramoz Ruçin të ndërpresë edhe seancen plenare.

Adritatik Alimadhi: ”Nuk mendoj se ish-partisë së punës, partisë kriminale komuniste, sot PS, të na japë ide.”

Gramoz Ruçi:‘Ulu, mos spekulo me rregulloren. Po më the komunist e ballist, jemi ndarë me komunistët e ballistët që në 1944. Unë jam i lumtur me identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Je i përjashtuar nga seanca.”