Këshilli i Kombëtares i Punës miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë të rinj.

“Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar kulturën e dialogut sociale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KKP-së.

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 datë 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %“,  tha ministrja e Financave Anila Denaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës duke shtuar se, “me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook Denaj shprehet:

“Detyra parësore e çdo qeverie është të sigurojë një nivel jetese sa më të mirë për qytetarët e saj. Çdo #punë që të quhet #dinjitoze duhet edhe të #paguhet në mënyrë dinjitoze. Ja pse, gjatë qeverisjes sonë kemi rritur pagat në mënyrë konstante edhe për të punësuarit në sektorin privat”

Aktualisht, Shqipëria ka pagën minimale të ulët në rajon.

Paga minimale prej 30.000 lekësh hyn në fuqi në vitin 2021, ndërkohë shumë ekspertë ekonomie janë shprehur se, ekonomia zhvillohet nga liberalizimi, ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i sistemit të taksave.

/a.r, OraNews