Miqësoret e rradhës/ Ndryshime në listën e Kombëtares, vjen sulmuesi i Juventusit

Miqësoret e rradhës/ Ndryshime në listën e Kombëtares,

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni, njofton FSHF përmes faqes së saj zyrtare në internet.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

Sport Lajme Futboll Lajmi i fundit emrat kombetarja miqesoret

EMISIONET