Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur akuzave të PD-së, lidhur me akuzat e për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për të bërë fushatë elektorale.

Ministria shkruan se në asnjë rast, asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA.

“Në respekt të qytetarëve, duam të sqarojmë që në asnjë rast, as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët. Duam t’i sqarojmë po ashtu qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.”

Ministria sqaron se nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes


“Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.”

Lexo edhe: