Ministria e Jashtme: Deri më 7 shtator, kush hyn në Itali do të karantinohet për dy javë

Ministria e Jashtme: Deri më 7 shtator, kush hyn në Itali do të

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se dekreti i Qeverisë italiane i datës 7 gusht 2020, shtyn vlefshmërine e masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19 në territorin e Italisë, deri më datën 7 shtator 2020.

Pra mbeten në fuqi edhe kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

Kategoritë e qytetarëve shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqiperisë janë:

-Qytetarët shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. (mbetet në fuqi detyrimi i izolimit/ karantinimit të mirëfilltë për 14 ditë).

-Lejohen udhëtimet për qëllime studimore;

-Për nevoja pune të provuara

-Për nevoja shëndetësore të provuara

-Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve të qytetarëve shqiptarë me leje qëndrimi dhe rezidencë Italiane (bashkëshorti/bashkeshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), të provuara me dokumentacionin përkatës.

Njoftimin e plotë në lidhje me kufizimet e shteteve në raport me regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë, mund ta shikoni këtu.

Vendi Lajme itali vendi karantinim

EMISIONET