Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë edhe autorin, pas një sulmi terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Ministria e Brendshme austriake njoftoi se autori, një 20-vjeçar simpatizant i grupit militant islamik, ISIS, i identifikuar si Kujtim Fejzullahu që raportohet se ka rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, u neutralizua nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Ai mbante me vete armë automatike dhe një veshje me eksplozivë falsë.

Ndërkohë një mesogrua u konfirmua paradite si viktima e re e sulmit të një nate më parë, duke e çuar bilancin me 2 meshkuj dhe 2 femra të vrarë, dhe 15 të plagosur.

Ngjarja makabre u regjistrua të hënën rreth orës 8 të mbrëmjes në qendër të Vjenës.

Grupe qytetarësh po darkonin së bashku natën e fundit në bare e restorante përpara se të hynte në fuqi ora policore për shkak të pandemisë.

Autori nisi të qëllojë në drejtim të civilëve të ulur dhe kalimtarëve duke u shkaktuar plagë fatale.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit bëri që sulmi të ndalej pa shumë viktima, ndërsa po kërkohen disa bashkëpunëtorë që shënjestruan edhe 5 lokacione të tjera në ato pak minuta.

20-vjeçari raportohet se mbante shtetësinë austriake dhe maqedonase, dhe kishte tentuar në vitin 2019 t’i bashkohej xhihadistëve në Siri, krim për të cilin ishte dënuar e liruar sërish prej moshës.

Sulmi u dënua nga kryeministri i vendit, Sebastian Kurx, nga krerët politikë në Shqipëria dhe në mbarë botën.

“Ne populli francez, ndajmë tronditjen dhe keqardhjen me popullin austriak. Kjo është Europa jonë dhe armiqtë tanë duhet ta dinë se më kë kanë të bëjnë,” reagoi Emanuel Makron, presidenti i Francës që prej javësh po terrorizohet vetë nga sulmet e radikalëve islamikë. Qeveria austriake ka dekretuar tri ditë zi kombëtare

LEXO EDHE: Gazetari Florian Klenk bën deklaratën bombë: Autori i sulmit në Vjenë është me origjinë shqiptare