"Ministria dhe komiteti kanë dy rrugë: të bëjnë më shumë teste COVID për popullatën, ose të bëjnë testin e inteligjencës për vete!"

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho vijon të kundërshtojë mënyrën se si qeveria po menaxhon krizën me pandeminë e Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Dasho këmbëngul se testimi masiv i popullatës është një ndër mënyrat më efikase për të gjurmuar dhe trajtuar virusin.

"Ministria dhe komiteti kanë dy rrugë: ose të bëjnë më shumë teste COVID për popullatën, ose të bëjnë testin e inteligjencës për vete!Shqiptarëve u nevojitet të paktën një prej dy të vërtetave...", shkruan Dasho në postimin e tij në rrjetet sociale.

Testim-gjurmim dhe trajtim. Ky është trinomi që Dasho dhe shumë specialistë të tjerë ia kanë këshilluar qeverisë si mënyra që po ndjek edhe një pjesë e mirë e botës për të menaxhuar Koronavirusin.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme Qeveria Politikë erion dasho Aktualitet koronavirusi ne shqiperio eksperti komiteti teknik

EMISIONET