Ministri rinovon kartën e identitetit, fton edhe qytetarët: E vetmja mënyrë që të votoni në 25 Prill

Ministri rinovon kartën e identitetit, fton edhe qytetarët: E vetmja

Data 31 dhjetor është dita e fundit e vlefshmërisë së kartave të identitetit që u ka kaluar data e skadencës, ndaj ministri i Brendshëm Bledi Çuçi apelon qytetarët të rinovojnë dokumentet. Duke dhënë shembullin e tij nga njësia nr.5 në Tiranë, Ministri i ri tha se kjo është e vetmja mënyrë për të votuar më 25 prill.

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është në listën e atyre që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit.

Ndaj këtë të hënë, veçse aplikoi për vete në zyrat e njësisë nr.5 në Tiranë, Çuçi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve si ai që të aplikojnë për të patur mundësi të ushtrojnë edhe të drejtën e votës më 25 prill.

"Çelësi kryesor që mundëson që shqiptartët të marrin shërbime online. Edhe në 25 prill ky dokument do të ketë një rëndësi të posaçme."

Zyrat e Gjendjes Civile do jenë të hapura edhe të shtunave për të ofruar shërbime deri më 24 prill.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, janë hapur 6 zyra të reja aplikimi pranë konsullatave në disa vende europiane, në mënyrë që ata të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit.

"Për të gjithë ata bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë kemi hapur 6 zyra të reja të ALEAT për të aplikuar për dokumentin e ri të identitetit."

Ndërkohë me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që pajisen me kartë identiteti pas moshës 75 vjeç, nuk kanë më nevojë të rinovojnë sërish këtë dokument derisa të jenë në jetë.

Vendi Lajme bledi cuci Sociale rinovimi i ID

EMISIONET