Ministri i Jashtëm turk Mehmet Çavuşoğlu mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Anadolu Agency, burimet diplomatike nuk kanë bërë me dije për përmbajtjen e bisedës mes tyre.

Çavuşoğlu dje (12 janar) zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore, Tahsin Ertuğruloğlu, nga Ankaraja.

Ai në konferencën për media tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dashur ta takojë atë me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë, por se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë, duke bërë të pamundur takimin.