Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë ku u takua me drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit si dhe kreun e opozitës, në media po qarkullojnë lajme mbi origjinën e kryediplomatit grek.

I ftuar në emisionin ‘Open’, gazetari Arian Çani tha se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria.

“Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vuno dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje mund të jenë kushërinj me Ramën pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”, u shpreh ndër të tjera Arian Çani.

Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë zyrtare në vendin tonë ku u takua me ministrin në detyrë Gent Cakaj, kryeministrin Rama, presidentin Meta, kryedemokratin Basha dhe me kreun e Kishës Orthodoske, Anastas Janullatosin.