Të premten do të vizitojë Prishtinën ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Ndërkohë, Greqia është njëra ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, do ta presë të premten homologun e saj grek.

 “Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, – thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.