Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov është vetëizoluar, pasi zv.ministri i Ndërtimit, Nikolai Nankov rezultoi pozitiv me Covid-19.

Borisov qartësoi se rezultatet e tamponit i kanë dalë negative, por ai do të qëndrojë në karantinë derisa të vendosin autoritetet infektive. Vendimi u mor pasi doli që zv. ministri i Ndërtimit, Nikolai Nankov, me të cilin kishte pasur kontaktakte, ishte infektuar me koronavirus.

Nga dita e djeshme, në Bullgari nis zbatimi i ligjeve të reja për baret, diskotekat dhe restorantet. Tavolinat priten të kenë një distancë prej 2 metrash nga njëra-tjetra, ndërkohë që kapacitet mbajtëse të hapësirës do të jenë të përgjysmuara.

Edhe Bullgaria po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, ku vetëm në 24 orë janë raportuar 1595 raste të reja dhe 16 vdekje.