Një 24-vjeçar shpëtoi për mrekulli, pasi dhoma ku po qëndronte u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Veseli në Fushë-Milot të Kurbinit e cila është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, por mungesa e një vendstrehimi i detyron një pjesë të familjareve të qëndrojnë në shtëpinë e dëmtuar.

Në momentin e zjarrit i riu ka qenë në gjumë, por fatmirësisht ka dëgjuar zhurmat dhe ka arritur të dalë nga shtëpia.

E zonja e shtëpisë Etleva Veseli thotë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike, ndërsa shton se janë dëmtuar orenditë shtëpiake.

Nga vlerësimi përfundimtar banesa e familjes Veseli në Fushë-Milot është konsideruar e pabanueshme, por ende nuk dihet se kur do të shembet dhe t’i hapet rrugë rindërtimit.

(Foto Ilustruese)