I ftuar në PolitikOn në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se vizitat e Ramës nga 2013-ta dhe intensifikimi i tij me Erdoganin kanë lënë një shije jo të mirë në Evropë dhe në SHBA.

Milo: Çdo ndërhyrje që prish boshtet orientuese të politikës së jashtme shqiptare është e rrezikshme. Për mua këto bosht epo prishen. Jo vetëm vizita e fundit e Ramës, por vizitat e Ramës nga 2013-ta dhe intensifikimi i tij me Erdoganin kanë lënë një shije jo të mirë në Evropë dhe në SHBA.

Kjo pasi Turqia ka një marrëdhënie të vështirë me BE-në. Ka 60 vite që do të futet në BE, qysh nga viti ’63 kur ka miratuar marrëveshjen e asociimit. Ne jemi një vend evropian dhe politika e jashtme është e orientuar drejt integrimit.

Kur një president apo kryeministër shkon në një vend si Turqi që ka probleme serioze me BE dhe nga aty bën deklarata apo u bashkëngjitet deklaratave kundër evropiane, nuk është e shëndetshme, se bëhesh palë me një vend që ka probleme. Gjithashtu bën kundër edhe një partner gjeostrategjik si SHBA.