"Milionat e eurove për inceneratorët", PD: Tirana e mbytur në plehra, qytetarët e paguajnë taksën 17% më shtrenjtë

"Milionat e eurove për inceneratorët", PD: Tirana e mbytur

Partia Demokratike thotë se edhe pse qeveria jep miliona euro për inceneratorët, asgjë nuk është bërë  për pastrimin e Shqipërisë dhe kryesisht pastrimin e Tiranës.

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, së bashku me disa të rinj kanë pastruar një zonë në njësinë numër 4, duke theksuar se pastërtia e qytetit ekziston  vetëm në videot 3D, ndërsa sipas tij Tirana është qyteti më i keqmenaxhuar në Ballkan.

Këlliçi: Qytetarët e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë. Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar.Ndërkohë që tarifa e pastrimin ne kryeqytet rritet, me të njëjtin proporcion rritet edhe pisëllëku dhe papastërtia në kryeqytet. Ne jemi të vetëdijshëm sot dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di, se mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro.

Pra, ndërkohë që qytetarët dhe taksapaguesit e kryeqytetit paguajnë me dhjetra milionë euro në vit dhe qytetarët shqiptarë paguajnë dhe pritet të paguajnë me qindra milionë euro në vitet e ardhshme për këto inceneratorë, kryeqyteti dhe Shqipëria është më e ndotur se kurrë. Ne erdhëm sot vullnetarisht këtu për t’u sensibilizuar dhe për të bërë detyrën tonë si qytetarë.

Erdhëm me të rintjë për të pastruar një zonë, Njësinë Nr 4, një zonë të caktuar në Njësinë Nr 4 në kryeqytet, sepse e dimë fare mirë që videot 3D, montazhet që nxjerr Erion Veliaj dhe Edi Rama në facebook, nuk ndihmojnë në mirëqenien dhe jetesën në kryeqytet. Çdo ditë e më shumë do të jemi pranë jush, për t’ju treguar problemet reale që kanë kryeqytetasit në fakt, duke filluar nga papastërtia, nga plehrat, nga trafiku i bllokuar, nga kaosi që shkakton trafiku, nga zhurma akustike, nga ndotja e ambientit, nga smogu dhe ajri i ndotur dhe për t’ju treguar, se Tirana është kryeqyteti më i keqmenaxhuar sot në Ballkan.

Vendi Lajme Politikë Sociale tirane belind kellici inceneratori i tiranes mafia e plehrave

EMISIONET