Plot 12 kontrata të kompanisë së Igli Gjelishtit, të akuzuar nga PD se i ka kaluar paratë në televizionin e Carlo Bollinos,  rezulton se janë zhvilluar pa garë.

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se nuk bëhet fjalë për akuza por gjithçka është e provuar terësisht.

Për Rtv Ora, ai thotë se është e papranueshme që paratë e taksapaguesve shqiprtarë të shkojnë për median që bën propagandën e qeverisë.

Bumçi: Akuzat janë përtej një akuze të pabazuar. Është vërtetuar plotësisht që tenderat që ka marrë pjesë kjo kompani kanë qenë pa konkurim. Kjo është normë në qeverisjen e Edi Ramës, kemi tendera sekrete në sektorë që nuk kanë lidhje me sigurinë.

Janë mbi 250 tendera sekretë, në kohën e qeverisjes Berisha kanë qenë 20 të kryera nga Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe SHIK-u. Jo 250 tendera në sektorë si arsimi, shëndetësia etj.

Te rasti konkret kemi tendera pa konkurim. Kompania që fiton kalon 70% të shumës në formë reklame ku nuk ka nevojë se tenderin e ka me qeverinë, nuk ka konkurentë. Kemi të bëjmë me një media që është si ERTV, kryen funksionin e propagandës së qeverisë.

Në këtë funksion merr dhe mbështetje financiare nga qeveria, kapja e medias përmes lekëve të taksapaguesve që nuk shkojnë për ndihmën ekonomike nga pandemia, nuk shkojnë për të ndihmuar biznesin, për të ndërtuar shtëpitë e të pastrehëve por shkojnë për të mbështetur ata që i bëjnë avokatinë qeverisë.

Ka media që luftohen në mënyrë të padrejtë, ju jeni një shembull i këtij presioni të paprecedentë dhe të papranueshëm ndaj medias së lirë dhe media të tjera që marrin lekët e qytetarëve shqiptarë përmes një skeme që tashmë publike.

Lexo edhe: Igli Gjelishti fitoi pa garë 12 tendera, konkurentët u skualifikuan